Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se sot nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.
Në këtë provim do të përfshihen 18,800 maturantë, ndërsa rezultatet priten të publikohen deri më 30 qershor.
MAShTI ka marrë të gjitha masat për organizimin e provimit, duke angazhuar trupa mbikëqyrëse të cilët do të sigurojnë zhvillimin e drejtë dhe korrekt të procesit.
Për të garantuar rregullin, maturantët nuk do të lejohen të hyjnë në qendrat e testimit me telefona apo pajisje elektronike, ndërsa hyrja në qendër do të mbyllet në orën 10:00. Pas kësaj ore, asnjë person i paautorizuar nuk do të lejohet të hyjë deri në përfundimin e testit.
“MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për organizimin e provimit, duke angazhuar dhe përgatitur trupa të ndryshëm mbikëqyrës, të cilët janë të obliguar të sigurojnë zhvillimin e mbarë e korrekt të procesit. Për të siguruar një proces të drejtë, të rregullt dhe të besueshëm, Ministria e Arsimit lutë të gjithë maturantët që t’u përmbahen rregullave të përcaktuara, si: mosmbajtja me vete e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, pasi nuk do të lejohet hyrja në qendrat e testimit për ata që mbajnë pajisje të tilla. MAShTI gjithashtu njofton se, hyrja në qendrën e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar nga MAShTI deri në përfundimin e testi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...