Sot, më 10 prill, në orën 12:00, në Sheshin e Qytetit në Pejë, do të mbahet protesta paqësore e thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka”.
Kjo protestë vjen si reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve të fundit ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj.
Studentët kanë theksuar se rastet e fundit të sulmeve verbale dhe deformimit të historisë së Kosovës janë të papranueshme, pasi cenojnë kujtesën kolektive dhe dinjitetin e shoqërisë.
Ata i bëjnë thirrje qytetarëve, studentëve, profesorëve dhe të rinjve që t’i bashkohen protestës së sotme paqësore, për të mbrojtur të vërtetën historike dhe për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe çdo tentim për shtrembërimin e historisë së Kosovës.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr