Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot në Prishtinë mbahet Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit.
Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i organizatorëve, dhe anëtarët.
Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën si dhe aktivitete të tjera joformale.
Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...