Sot pritet të mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.
45 delegacione nga mbarë bota, ndër ta presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile, po marrin pjesë në konferencën dyditore.
“Në kohën më të vështirë të vendit, kanë qenë gratë e këtij shteti që kanë mbajtur zemrat tona bashkë. Ato kurrë nuk kanë pranuar të shihen si viktima, por si ndërtuese të paqes. Nuk kanë menduar vetëm për lirinë tonë, por edhe për drejtësinë, dinjitetin dhe të ardhmen që ia vlen të jetohet. Ato po vazhdojnë ta bëjnë këtë çdo ditë, edhe sot”, tha Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në fjalimin e saj sot, Osmani tha se “në orët më të liga dhe më të errëta, ishin gratë e këtij vendi që na mbajtën gjallë”.
“Ato nuk pranuan të shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Historitë e fëmijëve të Kosovës nuk janë thjesht rrëfime të zakonshme fëmijësh, por copa të gjalla nga plagët e luftës. Tingulli më i dhimbshëm nuk është gjithmonë vajtimi është heshtja. Tema e këtij viti është më shumë se një titull. Është një thirrje për të thyer ciklin e dhunës”, ka thënë Osmani.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin