Kongresi i 40-të i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), do të mbahet sot në Budapest të Hungarisë.
Ky kongres si asnjë herë më parë zgjon kërshërinë e vendit tonë, pasi që në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë më të madhe te futbollit evropian.
Tashmë ekspedita e gjerë e Kosovës në përbërje, zyrtarë të shumtë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), dhe gazetarë te shumtë sportive, ndodhen në kryeqytetin e Hungarisë, ku nga afër do të përcjellin Kongresin e UEFA-së.
Në ekspeditën e Kosovës ekziston një optimizëm i madh se Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni të madh sportive.
Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është i bindur se Kosova do të pranohet në UEFA.
Njeriu i dytë i FFK-së i ka thënë KosovaPress-it se FFK-ja ka punuar shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, dhe sipas tij, ka ardhur koha që edhe FFK-ja të jetë në shtëpinë e fu tbollit evropian.
“Optimizmi i jonë është i mirë, sepse kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se puna që kemi bërë do të shpërblehet sot. Jam i bindur se 99 për qind Kosova do të jetë në UEFA”, ka thënë Ademi.
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...