Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit.
Partia Demokratike e Kosovës fillon hapjen e fushatës zgjedhore me kandidatin Ramiz Lladrovci në Korroticë të Epërme, duke filluar nga ora 15:00.
Partia e dytë më e madhe e në vend Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore me kandidat Bedri Nika. Manifestimi do të mbahet në orën 12:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari njëherësh kryeministër i vendit.
Edhe NISMA për Kosovën ka konfirmuar mbajtjen e tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore.
Kandidati i kësaj partie është Isa Xhemajli. Tubimi do të fillojë në orën 14:00.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunë e Drenasit, do të garojnë edhe Elmi Thaçi nga AKR-ja, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori .
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu