Nga sot do të hapet aplikimi për shtesa për lehonat dhe fëmijët. Mënyrën e aplikimit për këto shtesa, e ka sqaruar dje Ministri Hekuran Murati.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.
Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova.
Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.
“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati.
Ndërkohë, për shtesat për fëmijët mund të aplikojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijët në vitin 2020 apo 2021.
“Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç. Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhet në postimin e Muratit./arbresh.info/
Këto janë kriteret për të aplikuar për përfitimin e shtesave për lehona
Kurti e Murati me entuziazëm prezantojnë ndihmën për lehonat e fëmijët
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028
Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës...