Sot, besimtarët myslimanë në mbarë vendin dhe në mbarë botën po festojnë njërën nga festat më të rëndësishme të fesë islame – Kurban Bajramin.
Kjo ditë simbolizon devotshmërinë, solidaritetin dhe sakrificën, duke rikujtuar historinë e profetit Ibrahim (a.s.) dhe gatishmërinë e tij për t’iu bindur urdhrit hyjnor.
Në orët e hershme të mëngjesit, mijëra besimtarë janë mbledhur në xhamitë e qyteteve dhe fshatrave për të kryer faljen e namazit të Bajramit, duke u lutur për paqe, mëshirë dhe mirësi për të gjithë njerëzimin.
Portali Arbresh.info ishte pranë besimtarëve në këtë ditë të shenjtë, duke transmetuar live faljen e namazit të Kurban Bajramit, për të gjithë ata që nuk patën mundësi të jenë fizikisht prezentë.
Në këtë ditë të veçantë, përveç lutjeve dhe vizitave familjare, besimtarët myslimanë kryejnë edhe therjen e kurbanit, si simbol i përkushtimit dhe ndarjes me të tjerët sidomos me ata që janë në nevojë.
Arbresh.info u uron të gjithë besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin! Paqe, dashuri dhe begati në familjet tuaja!/Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...