Sot nga aeroporti ndërkombëtarë i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të realizohen pesë fluturime në nisje.
Këtë e ka bërë të ditur aeroporti përmes një njoftimi, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se aeroplanët do të vinë pa udhëtarë ndërsa do të mbushen në Kosovë e do të kthehen në shtete nga kanë ardhur.
Dy aeroplanë do të udhëtojnë drejt Zurich-it, dy drejt Dusseldorf-it dhe një drejt Munich.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.
Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.
Nesër më datë 18 Mars 2020, në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:
Prishtinë – Zurich, 2 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Dusseldorf, 2 fluturime
JU LUSIM QE TE KONTAKTONI KOMPANITE AJRORE PER INFORMACION SHTESE !!!
Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike:
[email protected]”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin