Sot shënohet përvjetori i 19-të i rënies heroike të Komandantit të njësive të para guerile në Shtime, Heroit Kombëtar Jetë Hasani.
Jetë Hasani ishte Komandanti i njësive të para të UÇK-së në Komunën e Shtimes.
Ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH.
Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime u larguan nga godina shkollore, Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu truallin dhe ndërtoi me vet financim dy shtëpi për ti bërë shkolla që me 3 shtator 1995 të filloi mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me rradhë.
Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyra që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinje me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani. Romi i cili ishte edhe bashkëpunëtorë i pushtuesit serb shkaktonte çdo ditë problem nxënësve dhe profesorëve duke i penguar që të zhvillojnë mësimet. Shtëpin e blerë nga një rom, Jeta e rrënoi atë dhe e përgatiti për nxënsit një fushë volejbolli.
Si i tillë Jeta tërheqë vëmendjen e ilegales ku, në janar të vitit 1989 anëtarësohet në Organizatën ilegale “KOMITETI KOMBËTAR SHQIPTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE”, komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë që drejtohej nga Ruzhdi Saramati.
Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.” me komandantë Jetë Hasani, po në at koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin lexhendar Adem Jasharin.
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...