Sot shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 26 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
Më 24 mars bëhen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mijë ishin nga vendet e NATO-s.
Tash 26 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.
Tash NATO-ja transformohet për t’u përballur edhe me sfidat e reja, nga sulmet kibernetike e deri te parandalimet e epidemive me virus, luftën në Ukrainë e të tjera.
Por asnjë dështim i Kosovës, asnjë ndryshim në NATO, asnjë ndryshim në politikën ndërkombëtare nuk e vënë në dyshim se ndërhyrja në Kosovë ishte një gjë e drejtë dhe e domosdoshme./rtk
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...