Njëmbëdhjetë vjet më parë, dy muaj psas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë dhe është ditë pushimi.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA