Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’në për hapat e mëtejmë në dialog, detaje nga takimi në DASH

14:16 | 21 Mars 2026
E.K

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që zhvilloi me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington.

Sorensen bëri të ditur se takimi ishte konstruktiv dhe se gjatë tij janë diskutuar dhe harmonizuar qëndrimet për procesin e dialogut.

“Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm”, shkroi ai.