Sonte pritet të nxirren trupat që janë mbetur nën dheun që ka rrëshqitur në Minierën e Artanës.
Këtë e tha kryeinspektori i Minierave të Kosovës, Fatmir Gërguri, raporton portali arbresh.info.
Kryeinspektori i Minierave të Kosovës, Fatmir Gërguri, së pari shprehu keqardhje për viktimat të cilët sot humbën jetën.
“Jemi duke bërë çmos që të i nxjerrim trupat e tyre, ata trupa shihen dhe po presim që gjatë ditës së sotme t’i nxjerrim dikur në orët e vona”, deklaroi ai.
Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi thuhet të kenë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në minierën që ndodhet në fshatin Marec./arbresh.info/
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë