Sokol Havolli që nga e hëna, ka marr postin e drejtori të Drejtorinë e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Havolli përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka thënë në fokus e ka ta orientojë dhe rris dinamikën në realizimin e projekteve, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Që nga e hëna, i jam bashkuar ekipit të kryeqytetit si Drejtor i Infrastrukturës, një përgjegjësi që me përkushtim të plotë dhe me fokus do ta orientoj për të rritur dinamikën e realizimit të projekteve.
Falënderoj Kryetarin Perparim Rama për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në transformimin e qytetit tonë. Një falënderim i veçantë shkon për ish-Drejtorin Krenar Xhaferi, për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij në këtë sektor.
Aktualisht, shumë projekte janë të hapura dhe në proces, dhe synimi im është që ato të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal. Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës, dhe kjo do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës sime në pjesën e mbetur të mandatit./Arbresh.info
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...