Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, të bashkuar si në kohërat e vështira

22:52 | 11 Gusht 2022
A Z

Këtë të enjte në Skenderaj është mbajtur organizimi “Sofra e Drenicë” ku mijëra bashkatdhetarë janë grumbulluar në një vend.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar pamje nga ky organizim duke thënë se janë bashkuar si në kohërat e vështira, sot dhe gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat nga mërgata.

“Të bashkuar kështu si në kohërat e vështira, edhe sot dhe gjithmonë, me vëllezërit dhe motrat bashkatdhetarë, në Sofrën e Drenicës, aktivitet që i kushtohet mërgatës, duke e ruajtur dhe pasuar këtë trashëgimi dhe kulturë me anë të secilës identifikohemi si shqiptarë që jemi”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në këtë organizim nuk munguan fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari, ushqimet tradicionale dhe muzika folkorike.