Juristi Riza Smaka ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të kalojë, pasi aneks-marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar mes presidentëve, është thjesht një deklaratë e përbashkët që nuk ndryshon fare nga marrëveshja e parë, njofton Klan Kosova.
Smaka ka thënë se deklarata e nënshkruar mes presidentëve të dy vendeve s’përbën akt juridik, por vetëm politik.
“Ka nevojë për marrëveshje të qëndrueshme, por vetëm atëherë kur marrëveshja ka mbështetje në interesa të mirëfillta të vendit dhe është në rregull me dispozitat ligjore. Kjo marrëveshje nuk është e tillë”.
“Deklarata ka përmbajte identike me nenin shtatë të marrëveshjes për kufirin. Ky nuk është akt juridik, po akt politik, ndërsa akti politik nuk ka sanksione”.
“Përmbajtja e kësaj deklarate qëndron në tekstin e nenit shtatë të marrëveshjes; d.m.th., nuk është ndonjë arritje e re”.
Smaka ka deklaruar se raporti i Shpejtim Bulliqit ka dëshmuar se marrëveshja ishte e gabuar.
“Raporti i komisionit shtetëror me së paku 20 argumente e fakte e përgënjeshtron ligjshmërinë e marrëveshjes së mëparshme të ish-komisionit. Raporti e ka argumentuar se kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej”.
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit