Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka shkuar në Kroaci për të vizituar spitalin e Slavonski Brod ku ndodhen kosovarët që janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje.
Latifi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në mesin e të lënduarve janë edhe qytetarë nga Rahoveci.
“Sot, me të arritur në Kroaci, kam vizituar, të lënduarit e tragjedisë së djeshme, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod, në mesin e të cilëve janë edhe dy bashkëqytetare nga komuna e Rahovecit, nga fshati Kramovik, znj. Hatixhe Thaçi dhe vajza e saj Leonora Blerim Thaçi, të cilat edhe sipas informacioneve të mjekëve kroatë janë në gjendje të mirë dhe stabile”.
“Gjendja shëndetësore e të lënduarve po përmirësohet dukshëm, ku një pjesë e tyre janë liruar, e të tjerët, po vazhdojnë të trajtohen. Me ministrat Sveçla dhe Vitia biseduam edhe për procedurat e nevojshme dhe masat që duhet të ndërmerren për transportin sa më të shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Latifi.
Ai ka falënderuar mjekët, policet, politikanët kroatë që ndihmuan kosovarët për këtë aksident.
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...