Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij si Kryetar i Komunës për katër vitet e ardhshme, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij duke i nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefin e kabinetit në zyrën e Kryetarit, asistentin administrativ në kabinetin e Kryetarit, zyrtarin për logjistik në zyrën e Kryetarit dhe emërimin e shtatë drejtorëve, shkruan arbresh.info.
Bazuar në vendimet e nënshkruara nga ana e Kryetarit Latifi, nënkryetar i Komunës është Fatmir Iska, shef i kabinetit në zyrën e Kryetarit Veli Gashi, asistent administrativ në zyrën e Kryetarit Vajdin Berisha dhe Ruzhdi Krasniqi, zyrtar për logjistik në zyrën e Kryetarit.
Drejtorët e emëruar janë: Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural./arbresh.info/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...