Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton rreth 500 milionë euro, po iu bën mirë disa vendeve të ish Jugosllavisë, por edhe vendeve më të zhvilluara të botës, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”.
Sipas shënimeve në të cilat thirret kjo gazetë, Kosova në muajin shkurt e ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht 27 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018.
Kosova furnizimet më së shumti i ka rritur nga Sllovenia, e cila në raport me një vit më parë, në Kosovë ka shitur më shumë mallra për 9,3 milionë euro, transmeton Koha.net.
Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut e cila në shkurt ka plasuar mallra me vlerë 7 milionë euro më shumë se sa në shkurtin e vjetëm.
Pasojnë Shqipëria e Turqia që e kanë shtuar eksportin për 6 milionë euro.
Vendin e pestë e ndajnë Gjermania e Kina. Ato eksportin në Kosovë e kanë rritur për 5 milionë euro.
Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Kroacia, rreth 1,5 milion euro e ngritje eksporti prej 400 mijë eurosh ka pasur edhe Mali i Zi.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit