Forca e Sigurisë së Kosovës ende po përballet me mos zgjidhjen e statusit të saj për të qenë ushtri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohë më parë pati ndërmarr iniciativë që me ndryshime kushtetuese FSK-ja të shndërrohet në ushtri, por që përpjekja e tij, nuk u përkrah as nga spektri politik në vend por as nga ndërkombëtarët.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Urës Lindore, John Skovbo, i cili monitoron punën e FSK-së, në një intervistë të dhënë për Tribuna Channel deklaroi se FSK-së i nevojitet fillimisht që t’i ngris kapacitetet e brendshme, nëpërmjet trajnimeve profesionale dhe më pas të ketë mundësi të zhvillohet si ushtri.
Ai thotë se FSK ka kapacitetin e duhur, gjithasht edhe numrin e ushtarëve.
Skovbo e sheh të patjetërsueshme krijimin e ushtrisë për një shtet siç është Kosova dhe njëkohësisht pret që brenda 14 ditëve të fillojë me edukimin dhe trajnimin në mënyrë që të vie deri tek tranzicioni në ushtri.
Një ashtu Skovbo vuri në dukje se krijimi i ushtrisë me gjithë armatimin do të zgjat në një varg kohor prej 10 vitesh.
Në fund Skovbo theksoi se prania e NATO-s është e nevojshme edhe nëse bëhet FSK-ja ushtri, pasi do të duheshin edhe 10 vjet për ta marr epitetin e plotë ushtri dhe rrezikun, i cili vie nga ndikimi i Rusisë në Ballkan.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...