Nesër në Skenderaj do të zhvillohet një protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I”.
Në këtë vendim janë dënuar kryetari i komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK-së që vijnë nga ky regjion.
Protesta është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.
“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të luftës.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...