Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jo konstruktive në takimin që kanë pasur sot në Bruksel në nivel ekspertësh.
Sipas tij, Serbia në takim të përbashkët me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u është kthyer ”elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim”.
”Serbia ka bë përpjekje që të rihapë kapitujt të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilat kemi pasur një dakordim në parim. Krejt kjo vërteton atë brengën, atë shqetësimin që unë kam shfaqur prore se Serbia synon të zvarrisë, të vendosë në tavolinë çështje të cilat kanë vetëm një synim, që procesi të zvarritet e të rrëshqasë eventualisht në diçka që ne assesi s’do ta pranojmë”.
Hyseni tutje ka thënë se ”nuk duhet të lejohet që procesi të manipulohet nga Serbia”.
Sipas tij, ”ka shenja bukur serioze se synohet një manipulim i gjithë procesit”./rtk
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...