Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Pekin do të votohet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOLIT që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizëm ndërkombëtar policor të hyjë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOLIT që do të mbahet prej 26 gjer më 29 shtator në Pekin, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një vizitë në ShBA me qëllim të intensifikimit të lobimit për përkrahjen e kërkesës së Kosovës.
Pas takimeve të shumta, ministri Hyseni në një intervistë për RTV 21 në Nju Jork është shprehur optimist për përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL.
Të mërkurën, ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL.
Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare ofron mundësi të mëdha të bashkëpunimit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër