Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se nuk ndan mendimin me kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, dhe me zyrtarë të tjerë brenda subjektit, se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.
Hyseni ka thënë në T7, se tash “nuk është koha për zgjedhje të reja”.
Ai ka thënë se në zgjedhje “duhet të shkohet vetëm atëherë kur dialogu me Serbinë të marrë një drejtim të duhur”.
Hyseni është shprehur skeptik për zhvillimet në dialogun me palën serbe.
“S’jam optimist se do të mbyllet gjithçka shpejt, siç po pretendohet”, është shprehur Hyseni.
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...