Skender Hyseni bisedon për dialogun me nënkryetarin e PDK-së në kafe

12:18 | 29 Korrik 2020
M. A.

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, është takuar sot me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ndryshe nga takimet me përfaqësuesit tjerë qe i kishte takuar në zyre, Hyseni këtë takim e ka zhvilluar në njërin ndër hotelet me luksoze në vend.

Takimin e ka bërë të ditur vet Hyseni me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se çështja e dialogut ishte tema kryesore e diskutuar në takim.

Hyseni po ashtu tha se në këtë takim u ritheksua edhe nevoja e koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë proces, shkruan lajmi.net.

“ Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

Kujtomë se arbresh.info kishte raportuar se koordinatori Skender Hyseni do të takohet me zyrtarë të PDK-së.

Skender Hyseni takohet me kryeministrin Hoti, raporton për takimet në Bruksel

Shpërndaje në rrjete sociale