Instituti Albanologjik i Kosovës ka ribotuar një libër të vitit 1951 me këngë popullore shqiptare të Kosovës.
Gjithçka do ishte në rregull nëse titulli i librit nuk do i referohej shtetit të Kosovës me terminologji serbe “Kosovë e Metohi”, shkruan arbresh.info.
Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Profesori universitar, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me këtë.
Ai thotë se ky libër do të përdoret nga Serbia, duke u futur në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë.
“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zyrtare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar Latifi në rrjetin social “Facebook”./arbresh.info/
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...