Viktima e dhunës seksuale nga babai i saj, dhe e torturuar dhe dëbuar nga fëmijët, rrëfen para kamerës së KosovaPress-it, jetën e vështirë që po e bënë.
Qysh kur ishte shumë e re, në moshën 15 vjeçare, ra viktimë e dhunës seksuale nga vet babai i saj. Atë botë edhe nisi që jeta e saj të shndërrohet në ferr. Përveç që i ati abuzonte seksualisht me të, dikur ai edhe e shiti për një njëri duke e martuar me të. Pas vdekjes së burrit, i ati përsëri vazhdoi duke e shitë me një tjetër njëri. E dikur, pasi edhe njeriu i dytë që u martua me të vdiq, ajo përfundoi me një burrë të cilin ia gjeti i ati, përmes së cilit ai edhe fitoi para.
N.D tash një grua në moshë, mundohet të rrëfejë për KosovaPress, jetën e saj të vështirë.
Muaj më parë, burri i saj u sëmurë nga kanceri, ku edhe si pasojë e kësaj vdiq. Ajo mbeti me katër fëmijë.
Ferri në jetën e saj vazhdoi kur edhe vet fëmijët e keqtrajtuan, duke e rrahur e dëbuar nga shtëpia.
Tani, ajo gjendet në një strehimore ku ka humbë çdo shpresë për një jetë normale. Madje thotë se zgjidhja e vetme për të është që t’i jap fund jetës së saj.
“Në familje kam dhunim të babait, qysh 15 vjet kur i kam pasur, qik kur jam kanë, me ka dërguar në mal, nuk e kom ditë çka është tu më ba, më ka dhunua, më ka rre, mi ka lidh këmbët me zinxhirë. Në dy vena kam qenë e martuar më ka shit për njerk, e ka marr njerkën më ka shit mu me pare. Në venin e dytë, dy fëmijë kam gjet. Burri më ka vdekur qe 5 muaj, mi ka lënë pesë fëmijë. Fëmija më kanë rre, më kanë qit në sokak, s’ kom ditë. Te motra kam ardhur, poshtë tek Shyhretja, dy netë kom bujt, s’ka pas mundësi motra me më mbajt, më ka thënë shko se nuk mundem me të mbajt, kom nis rrugës e kom taku njërin prej banorëve të strehimores Dani, më ka pru këtu ma ka lëshua një dhomë, s’di çka me ba”, rrëfen ajo.
Problemet e saj nuk përfundojnë me dhunimin që i bëri babai dhe dëbimi që ia bënë fëmijët. Ajo po përballet me kushte të rënda ekonomike.
Me sy të përlotur në një dhomëtërësisht boshe, tregon se vazhdimisht babai e shiste për të fituar para për vete.
Me gjithë problemet, ajo arriti që t’i rrisë fëmijët e saj. E që kur ata arritën moshën madhore e përbuzën.
Ajo e mban mend edhe kohën kur babai i saj keqtrajtonte nënën e saj.
“Unë veç me marr një konop dhe me u vra. Nënën ma ka larguar dhe ka marr njerkën, vëlla nuk kemi. E rrihte nënën, ia bllokonte gojën me shami, sytë me shami që të mos e dëgjojmë ne duke e rrahur. Mua me dru më ka sulmuar, sot e atë ditë koka më dhemb, jo veç unë po kr ejt hekin prej tij. Unë me pas mundësi me vdekje e dërgoj në burg. Qe dy herë e lajmërojmë por nuk po marrin vesh, policia të thonë me gjet një zgjidhje”,tha ajo.
Ajo thotë se shumë herë, rastin për babain e saj, e ka paraqitur në polici por asnjëherë nuk është ndërmarrë asgjë.
Aktualisht, ajo jeton në një dhomë,në strehimoren e Magures.
Pas vdekjes së burrit, babai saj ushtronte dhunë mbi fëmijët e saj, e dikur edhe i dëbojë ata nga shtëpia. Deri më tani ka jetuar me social, ku në muaj merrte 107.50 cent , por tani atë social e merr vajza saj e madhe, e cila përkujdeset për fëmijët e tjerë.
Tashmë, fëmijët e saj i kanë kërkuar që mos të kthehet më në shtëpi me ta.
Ka mbetur e vetmuar dhe nuk di se çfarë të bëjë më.
“Sa e patën babën gjallë i ndihmonin babës, si ju vdiq baba poshtë më kanë qit, veç kush ka bo rahmet. Sa ka qenë burri gjallë shumë mirë. Ai me rrihte por prapë kthehesha, e doja por një herë ka qenë duke me ther e kam lajmëruar në Polici, pastaj e kam lajmëruar edhe babën në Polici. Ata më kanë pyet se a kam ku të rri, të shkoj tek baba, por iu kam thënë që jo sepse nuk jam e sigurt sepse ai me kap, nuk mundem me fjet”,tha ajo.
Viktima e cila u torturua nga babai dhe vet fëmijët e saj tash ka nevojë të ndihmohet ekonomikisht dhe kërkon nga të gjithë njerëzit qëllim-mirë që të japin aq sa mundit për të përmirësuar sado pak gjendjen e saj ekonomiko-sociale.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...