Skandali i Qeverisë, Konjufca: Dokumentet e qeverisë thonë se Kazino ndal dhunën në familje

12:03 | 22 Mars 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancëN e sotme ka gjetur disa gabime në koncept dokumentin e qeverisë së Kosovës për Kazino.

Sipas tij në këtë dokument shkruan se kazinoT e ndalin dhunën në familje ose papunësia ulët nëse ka më shumë kazino e lojëra të fatit.

“Papunësia po u ulka nëse këtu ka më shumë kazino e lojëra të fatit. Tjetër aty shkruan se Kazinot e ndalin edhe dhunën në familje. Kjo kallon çfarë koncepti ka qeveri për familjen. Kjo i bie kështu: po ikë nga familja dhe po shkon po e humb jetën e tij ne kazino.

Deputeti Konjufca ka kërkuar që sa më parë të largohet ai dokument nga web faqja e qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale