Skandal: Zhduken dokumentet e hetimeve të korrupsionit në EULEX

20:57 | 14 Korrik 2015
M. A.

Pretendimet se disa zyrtarë të lartë në EULEX u korruptuan gjatë mandatit të tyre në Kosovë bënë që BE të dërgojë hetues të rinj në Task Forcën anti-korrupsion të këtij misioni, e cila ishte kriijuar në fund të 2013-ës.

Trupa e re që po hetonte dyshimet e ish-prokurores britanike, Maria Bamieh, se ish-gjykatësi Francesko Flori dhe grupi i tij ishin korruptuar gjatë shërbimit në këtë mision, u bastis një muaj më parë, me 16 qershor 2015.

Dokumentet e hetimeve u konfiskuan dhe tash nuk dihet ku gjenden.

Kjo besohet se u bë me urdhër të shefit të EULEX, Gabriele Meucci.

Burime të Klan Kosovës, të cilët për shkak të ndjeshmërisë së rastit preferuan të mos u bëhet i ditur identiteti, treguan si rrodhi ngjarja.

Maria Bamieh për Klan Kosovën e jep versionin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale