Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipuluara

15:23 | 28 Janar 2026
E.K

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë sot në konferencë për media së bashku me përfaqësues të Policisë e Kosovës, lidhur me aksionin e zhvilluar për dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës.

Gashi ka bërë të ditur se në Komunën e Malishevës kanë qenë gjithsej 75 vendvotime, ku sipas hetimeve janë evidentuar 9 mijë e 57 vota të shtuara dhe 7 mijë e 996 vota të hequra.

“Në total, diferenca e konstatuar është 17 mijë e 53 vota”, ka deklaruar kryeprokurori.

Ai po ashtu ka njoftuar se në kuadër të aksionit janë intervistuar 18 kryesues dhe 50 komisionerë të qendrave të votimit. Nga ta, 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për të dyshuarit e tjerë Prokuroria do të vendosë për masat e sigurisë në vijim.