Robert Menard, kryetar i pavarur i qyteti jugor në France, Beziers, do të gjykohet në mars të vitit 2017 në Paris për nxitje të urrejtjes dhe diskriminim.
Në shtator të vitit 2016 në një intervistë për kanalin francez të lajmeve LCI, Menard kishte deklaruar:
“Në një klasë në qytetin tonë, 91 për qind e fëmijëve janë myslimane. Natyrisht, që ky është një problem. Toleranca ka limite.”
Gjithashtu në shtator, ai postoi një cicërimë në Twitter, të cilën më pas e ka fshirë, duke thënë se numri i madh i myslimanëve në Francë po zëvendëson popullsinë indigjene, transmeton arbresh.info
Në tetor, Menard kishte shkaktuar sërish polemika duke ngritur postera anti-emigrantë në Beziers, në të cilat shkruhej: “Ata janë duke ardhur!”.
Në maj të vitit 2015, Menard shkeli ligjin francez duke u përpjekur të kryente një regjistrim mbi përkatësinë fetare të fëmijëve në Beizers, duke pretenduar se 64.9% ishin myslimanë.
Në shtator, ai vizitoi një kompleks të refugjatëve me qëllim për t’i informuar ata se nuk janë të mirëpritur në Francë dhe dy muaj më vonë ai deklaroi se nuk do të lejojë asnjë dyqan të donerëve të hapet në Beizers./Arbresh.info
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...