Megjithëse tash e disa muaj po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, LDK-ja e Vetëvendosja nuk do të iniciojnë mocion për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Dy subjektet e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk planifikojnë të iniciojnë ngritjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, pavarësisht se tash e disa muaj po kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në LDK thonë se në tryezat e partive duhet të arrihet pajtimi që të caktohet data e zgjedhjeve pasi ndërkohë të jenë kryer disa çështje tjera me rëndësi nacionale për Kosovën.
Kurse në Vetëvendosje thonë se kjo parti nuk mundet e vetme ta rrëzojë Qeverinë, shkruan Zëri.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kërkesat për zgjedhje nuk janë të sinqerta dhe as serioze.
Ndërsa njohësit e çështjeve politike në vend thonë se aktualisht opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë dhe se nuk do të ketë mocion pa u siguruar votat e nevojshme.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se ideja e kësaj partie ka qenë që në tryezat e partive të arrihet pajtimi për disa tema të rëndësishme, duke përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...