Komisioni parlamentar për Arsim diskuton lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.
Ismajl Kurteshi, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është që të bëhet kompensimi i orëve.
“Qëllimi i këtij takimi ka qenë dhe kemi shprehur vullnetin te bëhemi bashkë dhe ta diskutojmë kompensimin e mësimit i cilit ka humbur gjatë grevës. Ketë humbje ne e dimë qe është e pakompensueshme edhe nëse zëvendësohen orët, ne e kemi konsideruar edhe ne mbledhjen para 4 dite se kompensimi i orëve duhet të bëhet sepse fëmijët po humbin. Ne kërkojmë mirëkuptim dhe për këtë dikush duhet të bart përgjegjësi ne po konsiderojmë qe fajin e ka pas qeveria e Kosovës dhe ne jemi qe fëmijët mos të pësojnë”, tha ai.
Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi, thotë se nuk do të tolerojnë që të cenohet e drejta e fëmijëve dhe nëse dikush nuk e respekton këtë vendim do të marren masa ndaj tyre.
“Ndoshta do ishte mirë të kthehemi në të kaluarën ta sqarojmë kompensimin e orëve këto orë të humbura janë si pasojë e grevës të organizuar nga SBAShK-u unë kam qenë në përkrahje të kësaj greve por në kundërshtim me orët e humbura. Kjo është një histori që na ka shkaktuar një dëm 3 javor dhe pas përfundimit të grevës ne si Ministri bazuar në udhëzimin administrativ në konsultim me të gjithë drejtorët kemi diskutuar ta gjejmë një mënyrë që dëmin e shkaktuar nga orët e humbura ta kompensojmë dhe pas diskutimesh të shumta kemi ardhur në këtë vendim që forma e shpërndarë 5 ditë në vikende dhe 5 ditë në pushimin pranveror ishte forma më e duhur që do ta mundte këtë dëm”, tha Bytyqi./Arbresh.info/
Kryetari i SBASHKU-t Rrahman Jasharaj vahdon të jetë kundër kompensi mit të orëve. Gjithashtu tha se nuk e kemi obligim kompensimin e orëve, ne do të presim vendimin e gjykatës.
“Gjykata le të sjell vendim meritor. Ligji i grevave nuk obligon askënd ti kompensoj orët e humbura në greve. Ju po doni që në të ardhmen të zbehet vlera dhe fuqia e grevës kur paraprakisht do të duhet të ti detyrojmë dhunshëm ti kompensojnë orët. SBASHK-u nuk do të shkonte në greve po institucionet të ishin në nivel. Teuta haxhiu qe po vajton dhe le ta din se SBASHK-u i mbron të gjithë dhe kjo arritje është për shkak të arritjeve tona. Ne kemi luftuar barabartë për të gjithë. Ligji për paga pikërisht kur fillojë mësimi u miratua nga qeveria. Nga takimi i sotëm mbetet në fuqi vendimi kompensim të orëve nuk do të ketë do të presim vendimin e gjykatës, sepse nuk e kemi obligim e për obligim moral lajuani mësimdhënësve”.
Deputeti Driton Qaushi, thotë se sot është rasti që të Zgjidhet kjo qeshje dhe të jepni kontributin e juj për dëmin që është shkaktuar.
“Kur ju dje keni deklaruar se nuk e keni ndërmend mi kompensu orët ka qenë një shqetësim për komisionin. Ideja e këtij takimi ka qenë qe ne të gjejmë një zgjidhje për të dëmtuarit dhe ata janë nxënësit duhet nja hap nja ju kryetar për ta parë se si do të reagojnë mësimdhënësit. Ju keni qenë të vetëdijshëm kur keni arritur atë marrëveshje, ne dëgjuam ministrin për kompensimin e orëve dhe ju kisha lutur sepse sot e keni rastin dhe të jepni kontributin e juj që për dëmin që është shkaktuar sot të kompensohet”.
Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se, qëllimi i këtij takimi ka qenë që të paktën me ju përgjigj interesave të nxënësve .
“Jam krenare për punënë që e bëjë, përqafuesit e këshillit të mësimdhënësit te gjithë në takimin e fundit u deklaruan se janë pro. Ajo i tha kryetarit të SBASHK-ut se në asnjë moment nuk e keni ngrit qeshjen se mësimi po diskriminohet dhe Z.jasharaj. Të paktën me ju përgjigj interesave të nxënësve dhe të mbahet mësimi. Presioni mësimdhënësve po ju bohet komplet nga ju po u hedh faji të ministri i arsimit”.
Dhe në fund Ismajl Kurteshi tha se nëse të dy palët pajtohen mësimi të fillojë prej të shtunës së ardhshme qe orët të kompensohen.
“Mësimi duhet të fillojë prej javës të ardhshme të fillojë dhe kërkojë nëse pajtoheni të gjithë që mësimi të fillojë prej të shtunës se ardhshme”./Arbresh.info/


Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh