S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

13:36 | 23 Nëntor 2020
M. A.

Në mungese të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën e sotme.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci deklaroi se të pranishëm në sallë janë vetëm 48 deputetë.

“48 deputetë janë në sallë, nuk ka kuorum për të vazhduar punimet, deputetë do të njoftohen në kohë për vazhdimin e seancës”, tha ajo.

Në Kuvend sot ka dështuar të miratohet edhe rezoluta për të pagjeturit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale