Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konference për media ka përjashtruar mundësinë e një marrwveshjeje parazgjedhore me Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ndërsa Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve të bashkohet me Vetëvendosjen dhe për ta arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverise, raporton arbresh.info
“Proceset pas zgjedhjeve mbeten të hapura dhe ne mbesim të hapur për të biseduar më Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka folur edhe për listën e deputetëve të kësaj partie për të cilën është shprehur se sot do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
“Ne sot kemi Këshillin e Përgjithëshëm dhe do t’i diskutojmë emrat e LDK-së, por ne do të vendosim për emrat e njerëzve tanë, presim që të kemi propozimet edhe nga partneret tanë”, ka shtuar Mustafa./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1419444164787338/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim