
????????????????????????????????????
Forcimi i sundimit të ligjit vazhdon të mbetet retorika kryesore e udhëheqësve të institucioneve në Kosovë, ndërsa mbështetja financiare për organet e drejtësisë është larg nevojave të tyre. Ndonëse në kërkesat, të drejtuara Ministrisë së Financave, kanë kërkuar rritje të buxhetit për vitin e ardhshëm, institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë Prokuroria e Shtetit, edhe gjatë vitit 2017 do të kenë buxhet të limituar.
Kjo për arsye se Ministria e Financave ka paraparë që të ndajë buxhet të përgjysmuar kundrejt kërkesave të tyre, edhe pse gjatë dëgjimit publik për Projektbuxhetin e vitit 2017 ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte bërë të ditur se “i kanë adresuar plotësisht nevojat të cilat i kanë organet e drejtësisë, në mënyrë që të krijohen kapacitete për sundimin e ligjit në Kosovë”, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Prokuroria e Shtetit, që është organi kryesor i ndjekjes penale në vend, edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë mungesë të mjeteve financiare. Kjo për arsye se Ministria e Financave nuk ua ka aprovuar kërkesën e tyre për rritje të buxhetit. Sipas Hekrem Lutfiut, nga Këshilli Prokurorial, buxheti i paraparë për vitin 2017 nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre.
Renovimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, ngritet akta...
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...