Spitalet kosovare vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe të materialit shpenzues, me ç’rast pacientët po detyrohen të njëjtat t’i sigurojnë në barnatoret private
Nexhmi Havolli, pacient i njërës nga klinikat e QKUK-së, thotë për “Zërin” se edhe barnat e listës esenciale po detyrohen t’i blejnë vetë.
“Kam ardhur të bëj një kontroll në spital. Me disa barna kemi problem shumë, sepse po duhet t’i blejë vetë pacienti. Mjekët po thonë se nuk ka dhe po duhet vetë të dalim për t’i marrë. Është shumë telashe me barna. Ne jemi pensionistë dhe po na kushtojnë shumë shtrenjtë, por çfarë të bëjmë. Për shëndet po duhet të gjitha t’i i sakrifikojmë e t’i blejmë barnat”, ka thënë ai.
Sipas tij, shumicën e barnave nuk po munden t’i gjejnë në spitale.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është e vetmja e cila po ballafaqohet me mungesë të disa barnave nga lista esenciale.
Gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe me mjekë nga spitalet e përgjithshme në Kosovë, të cilët kanë konfirmuar se nuk ka furnizim të mjaftueshëm me barna, si pasojë e së cilës edhe nuk po mbulohen të gjitha kërkesat e qytetarëve..
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...