Një grua dhe një burrë janë arrestuar dje në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec pasi kanë refuzuar të ndalen nën urdhrin e zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se ata edhe kanë refuzuar të prezantojnë dokumentet përkatëse.
“Të dyshuarit kanë fyer dhe shtyrë zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime”, tha Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...