Për dallim nga ditët tjera kur bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në shtatë orë për të kaluar kufirin e Kosovës dhe për t’u nisur drejt vendeve të Evropës, sot ata mund të kalojnë kufirin për gjysmë ore.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 16:02, situata në kufi është më e qetë dhe se kolona janë krijuar vetëm në dy pikat kufitare me Serbinë tek Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Kolonat në dy pikat e lartëcekura arrijnë deri në 100 metra, hyrja dhe dalja në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar këto dy pika mund të bëhet nga 10 deri në 30 minuta.
Vendkalimet tjera të Kosovës janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta. /Telegrafi/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...