Gjendje e rënduar me Covid 19 po vazhdon të jetë në Spitalin e Pejës. Aty, 49 pacientë janë të shtirë duke marrë trajtim për kosonavirus. Nga ta 12, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në raportin ditor të spitalit thuhet se 34 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, dy në respirator dhe dy të tjerë janë shëruar.
Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 587 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 49 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
10 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, prej tyre katër normale dhe gjashtë me prerje cezariane. Kanë lindur 10 foshnje, pesë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 216 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 98 shërbime Radiologjike.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim