Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë.
Më këtë rast kryeministri Avdullah Hoti tha se, me përzgjedhjen e 1500 specializantëve është hapi më i madh që është bërë në këto 4-5 vite në sistemin e shëndetësisë.
“Jam i nderuar në përzgjedhjen e specializantëve është hapi më i madh që është bërë në këto 4-5 vite. Krahas komplikimit të bazave ligjore. Është punë shumë e madhe krahas një barre të madhe që ka ministri edhe me pandeminë”, tha Kryeministri Hoti.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se sot sistemit të shëndetësisë i shtohen edhe 1500 specializant.
“1500 familje të tyre të jenë sot me shumë se të gëzuar të cilët me prioritet të rëndësishëm sot sistemit të shëndetësisë i shtohen edhe 1500 specializant. Këta për vite të tëra nuk kanë qenë të angazhuar dhe tani ju duhet ti ndjekin specializimet e tyre në fusha të ndryshme. Kanë aplikuar mbi 1500 mjek dhe 1330 janë pranuar. 180 në spitalet e përgjithshme, 45 nga lugina e Preshevës. Specializantet menjëherë do të kyçen në parandalimin e virusit. Ministria e shëndetësisë do të hap konkurs për specializant çdo vit tani e tutje që mos të kemi ngecje”, tha ai./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...