Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, dhe Prokuroren e PSRK-së, Ilirjana Çollaku – Tafa, kanë zhvilluar takim me Presidentin e EUROJUST-it, Ladislav Hamran.
Temë qendrore e takimit ndërmjet përfaqësuesve të institucionit të Prokurorit të Shtetit me Presidentin Hamran ishte avancimi i bashkëpunimit dypalësh, konkretisht nevoja e pranisë së Kosovës si vëzhguese e përhershme në EUROJUST, që u vlerësua si hap esencial për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në këtë kontekst, Presidenti i EUROJUST-it ka vlerësuar lartë angazhimin, bashkëpunimin dhe ndërveprimin e ngushtë që prokurorët kosovarë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me këtë agjenci të BE-së në fushën e drejtësisë penale.
Në anën tjetër, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar Presidentin Hamran për bashkëpunimin konstruktiv dhe ndihëm profesionale që EUROJUST e ka dhënë për Prokurorin e Shtetit, duke theksuar se duhet të jemi të vendosur në luftimin e të gjitha formave të krimit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.
Ndërkaq, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, ka folur për veprimet që PSRK i ka ndërmarrë në intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit me EUROJUST-in, si dhe ka potencuar se PSRK do t’i përgjigjet në kohë dhe në mënyrë efektive të gjitha kërkesave dhe obligimeve që adresohen nga EUROJUST-i.
Në nëntor të vitit 2022, institucioni i Prokurorit të Shtetit ka zyrtarizuar bashkëpunimin juridik me EUROJUST, duke caktuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili ka filluar të zbatohet në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...