Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kanë mbajtur konferencë për medie lidhur me veprimet sindikale për arsye të neglizhencës të institucioneve bartëse në shqetësimet e ngritura deri tani.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj proteste është shkelja e procedurave gjatë gjithë procesit për miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e institucionit te mjekësisë ligjore, raporton arbresh.info
Kërkesat e tyre ishin që, të shfuqizohet miratimi i rregullores së jashtëligjshme, dhe të krijohet grupit punues, në përputhshmëri me rregulloren, e të sqarohet statuti i Mjekësisë Ligjore.
“Arsyeja e mbajtjes së kësaj proteste është shkelja e procedurave gjatë gjithë procesit për miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e institucionit te mjekësisë ligjore”.
“Nuk janë përfill shumica e propozimeve nga shumica e anëtarëve të grupit punues ku është proceduar në kundërshtim me opinionin e profesionisteve mjeko-ligjorë, ku ata më vonë janë atakuar në mënyrë individuale nga drejtori i IML-së”.
“Pasojat e pritura nga shkeljet e lartë përmendura pas siguria ligjore, tendenca për abuzim, degradim dhe shkelje e integritetit, dhe dëmtim i procesit për personat e zhdukur duke i dhënë goditjen përfundimtare humbje e elementit e të quajturit institut duke shuar divizione për hulumtime”.
“Kërkesat tona janë të shfuqizohet miratimi i rregullores së jashtëligjshme, krijimi i grupit punues, në përputhshmëri me rregulloren, skematizimin në rregulloren e punës dhe bashkëpunimin me institucione. Të sqarohet statuti i mjekësisë ligjore, ndalim urgjent të presionit kërcënimit ndaj punëtoreve të IML-së, të merren masa ndaj personave të cilët kanë krijuar ketë situatë në IML-së”, tha ai./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...