Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se të enjtën e ardhshme, me datë 6 tetor do të organizojë protestë. Kjo për shkak të mospranimit të katër kërkesave të tyre.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së bazuar në mosreflektimin e SHSKUK/QKUK-në që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :
Urdhëresën që infermieri të nê shkruhet në hurje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,
Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,
Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,
Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa,
Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së sot me datë 30/09/2022 në mënyrë unanime vendosi :
Që me datë 06/10/2022, duke filluar nga ora 12:00, para objektit të Drejtorisë së QKUK-së të zhvilloj aktivitetin sindikal, PROTESTË.
Andaj ftojmë antarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për t’a kundërshtuar diskriminimin dhe standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona” thuhet në njoftim./arbresh.info/
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...
Pas votimit, Kurti del për të pirë kafe me bashkëshorten
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...