Edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës ku si rezultat i eskalimit të gjendjes është rrezikuar jeta e oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njehërit apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Doganës.
SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njërit i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...