Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se qytetin të cilin ajo e drejton është bërë qendër e mjeshtërve të shahut nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se në Preshevë u zhvillua një turne shahu, që u organizua nga Qendra Sportive Preshevë dhe drejtorit të saj, Besim Nasufi.
“Strategjia, logjika, tempoja dhe durimi janë cilësitë që e dallojnë një kampion shahu, dhe pikërisht këto u vunë në pah në turneun e zhvilluar në Komunën e Preshevës. Ky turnir, që mblodhi shahistë të nivelit të lartë nga rajoni, jo vetëm që promovon sportin e shahut, por edhe e kthen Preshevën në një qendër të rëndësishme të garave intelektuale”.
“Urime organizatorëve, Qendrës Sportive Preshevë dhe drejtorit të saj, Besim Nasufi, për një organizim të shkëlqyer! Le të vazhdojmë të mbështesim aktivitetet sportive që na sjellin më afër dhe promovojnë talentin tonë!”, ka thënë Sinani./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun