Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se kryetari aktual i Luginës, Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që votoj për President të Serbisë.
Këtë reagim ajo e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha edhe se Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd
Postimi i plotë:
– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për President të Serbisë.
– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd.
– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.
Por, Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla. Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu.
Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.
Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale.
Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja./arbresh.info/
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...