Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për mosaprovimin e buxhetit të komunës së Kamenicës për vitin 2016, në seancën e së martës, i ftuar i Kushtrim Sadikut është kryetari i kësaj komune, Begzad Sinani.
Sinani ka shprehur shqetësimin për buxhetin e Kamenicës për vitin 2016, pasi ka shumë shpërputhje dhe zvogëlime të shifrave në linja të ndryshme buxhetore, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi bërë kërkesë, qysh në qershor i jemi adresuar ministrisë për mënyrën dhe siç shohim ne buxhetin e Kamenicës, megjithatë qarkoren e dytë nga ministria – draft buxhetin e kemi pranuar me disa çështje që ne i kemi diskutar me qeverinë lokale”.
“Në vitin 2016 unë kam bërë propozimin për asamblenë komunale dhe kam përfillur të gjitha udhëzimet ligjore”.
“Komuna e Kamenicës është cënuar në fushën e shpenzimeve kapitale, të cilat janë ulur nga 565 mijë në 365 mijë euro”.
“Vetë delegatët kanë ngritur disa shqetësime. Këto shqetësime nuk i kam ngritur vetëm unë por edhe kryetarët tjerë të komunave”.
“Me këtë buxhet 215 mësimdhënësve do të duhet t’u shkëputen kontratat, megjithëse nuk ma lejon ligji të marr një vendim të tillë”./ Klan Kosova/
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...
Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën e...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë