Më pak kollë, por më shumë lodhje, më pak temperaturë, më shumë të përzjera e të vjella, simptomat e Covid-19 po ndryshojnë. Virusi po evoluon, thonë ekspertët, e po ndryshon armët me të cilat godet.
Tani mjaft nga të prekurit e rinj ankohen për dobësi të madhe truporë, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinal.
Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka mofidikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar me porosi të ministrisë së shëndetësisë, tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesnin më simptomat e zakonshme të lidhura me Covid-19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes, shkruan top channel.
Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla si të vjellat dhe diareja. Kjo valë e re duket se është prekur sidomos moshat më të reja. Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...